Paqja nuk është një destinacion i largët, ajo është një rrugë që ndërtohet çdo ditë. Ajo nis nga mendimet tona, rritet në veprimet tona dhe reflektohet në shoqërinë që ndërtojmë. Kur secili prej nesh zgjedh të jetë më i drejtë, më i durueshëm dhe më i dashur, atëherë paqja bëhet realitet e jo vetëm si ideal, por si mënyrë jetese.
Në një botë të përballur me konflikte, polarizim dhe pabarazi sociale ”Dita Botërore e Paqes dhe Mirëkuptimit”, që shënohet çdo vit me 23 shkurt, thekson rëndësinë e dialogut, tolerancës dhe bashkëpunimit mes njerëzve.
Kjo na kujton se paqja nuk është vetëm mungesë konflikti, por prani e drejtësisë, empatisë dhe respektit për dallimet tona kulturore e fetare.
“Dita e Paqes dhe Mirëkuptimit” mbetet një kujtesë e fuqishme se ndryshimi fillon nga individi, me dëgjim, respekt dhe veprime të vogla që ndërtojnë një botë më të drejtë dhe më të bashkuar.







