Në një botë që shpesh përballet me konflikte dhe ndasi ‘Dita Botërore e Paqes dhe Mirëkuptimit’, na ofron një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që mund të na bashkojnë. Sot me 23 shkurt, shënohet ‘Dita Botërore e Paqes dhe Mirëkuptimit’, që është shpallur nga Këshilli Botëror i Paqes dhe ka për qëllim promovimin e paqes globale dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet njerëzve, duke theksuar se paqja është një angazhim i vazhdueshëm për të siguruar të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë.
Mirëkuptimi, nga ana tjetër, është thelbësor për paqen. Ai do të thotë që njerëzit të përpiqen të kuptojnë historitë, kulturat dhe ndjeshmërinë e tjetrit. Kur të kuptojmë njëri-tjetrin, arrijmë të respektojmë më shumë ndryshimet dhe të shohim përparësitë e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës.
‘Dita Botërore e Paqes dhe Mirëkuptimit’ na inkurajon të gjithëve që çdo ditë, të përpiqemi më shumë për paqe, në marrëdhëniet tona personale, shoqërore dhe ndërkombëtare.







