Qendra Kosovare për Studime Gjinore, më 21 mars, duke filluar nga ora 16:00 në Venture UP, në Prishtinë, organizon panel diskutimi “Punësimi i grave dhe të rinjve në Kosovë”.
Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, do të bëjë hapjen e fjalimeve me prezantimin e iniciativës “Gratë e Ballkanit për Politikë të Re”.
Diskutimi do të vazhdojë edhe me folësit në vijim, me drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, Vjollca Çavolli, drejtorin ekzekutiv të “Venture UP”, Fis Malësori dhe drejtoreshën ekzekutive të “Open Data Kosova”, Blerta Thaçi.
Paneli në fjalë do të moderohet nga përfaqësuesja e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Znj. Nita Zogiani.