Prania e pandemisë së ‘COVID-19’, ka ndikuan që shumë punë të bëhen në gjendje të jashtëzakonshme, këtu përfshihet edhe arsimi i të gjitha niveleve në Kosovë.
Për të ditur se cila metodë do të ishte më e përshtatshme për të kapërcyer këtë situatë në të cilën gjendemi, Radio KFOR-i kontakti, Veteranin e Arsimit, ish- Udhëheqësin e Arsimit të Mesëm të Lartë, zotëri Nazmi Caka, i cili dha mendimin e tij: “Së pari duhet të dimë se arsimi është në gjendje të jashtëzakonshme, prandaj duhet të punohet në gjendje të jashtëzakonshme, do të thotë të punohet me mësim në distancë, ose në objektet shkollore. Nëse në shkollë nuk është mundësia që ora të mbahet komplet, le të jetë ajo edhe 30 minuta, ose edhe 25 minuta, apo le të jetë mësimi edhe me grupe, me rëndësi mësimi duhet të mbahet edhe në shkollë. E dimë se arsimtarëve u dyfishohen orët, por megjithatë edhe ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të punojnë në kushte të jashtëzakonshme. Për këtë situatë duhet të binden mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.”
Zotëri Caka për fund pati edhe një mesazh inkurajues për të gjithë nxënësit: “Nxënësit duhet të inkurajohen se kjo është gjendje që kalon, përndryshe edhe në këto kushte në çfarë jemi tani, nxënësit duhet të dinë se kanë obligime dhe duhet të mësojnë, ata duhet të mësojnë edhe më shumë sesa kur e kishin orën e plotë në shkollë!”