Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu së shpejti do të interpretoj në kuadër të Operës së Kosovës, e njëkohësisht do të bëjë promovimin e albumit të tij më të ri, të titulluar “Saimir”.
Tenori, Saimir Pirgu do të jetë në Prishtinë më 10 dhjetor dhe pikërisht këtu në kryeqytet, do të nisë turneun e tij për të promovuar albumin e ri, për të vazhduar më pas me të njëjtin koncert edhe në Barcelonë. Koncerti vjen nën dirigjimin e Elda Laro.
Ndërkohë, pas 13 vjetësh mungesë në skenën muzikore, Saimiri tani rikthehet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit. Nëpërmjet operës “Toska” nga Puçini, ai interpretoi rolin e Kavaradosit.







