“Njihuni me të drejtat e juaja!” është një fushatë informuese mbi të drejtat e anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, në kontekstin institucional të Kosovës. Fushata e fundit nga OJQ “Aktiv”, synon t’i njohë anëtarët e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, me të drejtat e tyre të përcaktuara me kornizën kushtetuese.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj fushate, Radio KFOR-i morri një prononcim nga z. Igor Markoviq (Igor Marković), i cili foli në emër të OJQ-së “Aktiv”: “Fushata përbëhet nga komponentët online dhe offline. Fushata online do të përfshijë promovimin e “Broshurës për të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë”, në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale si dhe do të mbulojë hapësirën e mediave të Kosovës. Përveç komunikimit përmes rrjeteve sociale dhe mediave, OJQ “Aktiv” gjithashtu përmes radio stacioneve do të inkurajojë anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, që të vet informohen për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë ndihmë nga institucionet përkatëse, nëse mendojnë se të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë, janë të rrezikuara.”
Fushata sensibilizuese për të drejtat e anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë është kulmi i projektit “Përfaqësimi i interesave kryesorë të komuniteteve jo-shumicë”, i mbështetur edhe nga Olof Palme International Center dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2020.
Në faqen e internetit të OJQ-së “Aktiv”, të interesuarit mund të gjejnë broshura dhe informacione shtesë në lidhje me fushatën e titulluar “Ju keni të drejtë të dini!”: http://ngoaktiv.org/alb/news/ngo-aktiv-launches-the-you-have-the-right-to-know-informative-campaign?fbclid=IwAR0m9iz3wtB548Gn109y2YBBv0RzPBCdrgpuxhlcubmfzR-yK86nG5Ou7SA