Prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes dhe të shoqërisë, janë ata që ushqejnë mendimet dhe veprimet kreative tek fëmijët, shumica e të cilëve në këtë epokë, parapëlqejnë të qëndruarit në shtëpi për të luajtur me lojëra të ndryshme teknologjike.
Siç kishte thënë dikur Ajnshtajni “Imagjinata është më e rëndësishme, se sa dija”, por për ta vënë në praktikë imagjinatën, duhet të nxisim aktivitete të ndryshme kreative, të cilat jo vetëm se i largojnë fëmijët tanë nga pajisjet elektronike, por gjithashtu u ndihmojnë atyre të kenë një shëndet të mirë fizik dhe mendor.
Fantazia, të provuarit e mënyrave të reja dhe eksperimentet e ndryshme pozitive lojërash enigmatike, ndihmojnë në zhvillimin e mendimit kritik tek fëmijët, e po ashtu krijojnë idenë e zgjidhjes së problemeve në mënyrë kreative.
Psikologët rekomandojnë që të krijoni lojëra, të cilat mund t’i inkurajojnë ata të mendojnë ‘jashtë kutisë’, duke e parë botën nga një këndvështrim tjetër, ku do të shprehin ndjenjat e tyre përmes lëvizjeve dhe veprimeve.