Nxënësit e klasave të para dhe të dyta nga muaji shtator 2020, mësimin do ta vijojnë në objekte shkollore. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i cili gjatë raportimit në Komisionin për Arsim tha se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe do të zbatohen të gjitha masat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së), për mbrojtje nga pandemia ‘CoViD-19’.
Edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka njoftuar se kanë rënë dakord me kryeministrin që nxënësit e klasës së parë të nisin mësimin nëpër shkolla, meqë kanë nevojë të familjarizohen edhe me mësimdhënësin. Pas klasave të para, prioritet do të kenë edhe klasat e gjashta dhe të dhjeta, për shkak të ndryshimeve në sistem. Nxënësit e klasave të gjashta nga një mësimdhënës do të kalojnë në sistemin me shumë mësimdhënës, ndërsa nxënësit e klasave të nënta nisin shkollimin e mesëm.