Pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, ‘Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës’ njofton se disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.
Sipas tyre, fjala është për drejtimet gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur.
– Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndër pyjorë.
– Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!
– Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30-45°.
– Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.
– Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!
Për çdo urgjencë mund të kontaktoni në numrat 112 dhe +38349840228.