Nga java në javë, nga një inovacion në tjetrin, bota e teknologjisë ka sjellë shumë të reja. Biznesmeni Elton Musk, na ka befasuar me shpërblimin marramendës monetar për të gjithë ata që e japin idenë më të mirë nga teknologjia për mbrojtje të ambientit. Lajmi tjetër interesant i kësaj jave që po e lëmë pas, është ai për eksplorimin e oqeaneve nga një robot ´gjarpër´. Më poshtë lajmit mund të njiheni me lajmet më të fundit nga teknologjia:
Elton Musk, i dhuron 100 milionë dollarë – Drejtori i Përgjithshëm i “Tesla” dhe “SpaceX”, bëri një deklaratë në Tweeter javën që lamë pas, duke njoftuar se do të ndajë 100 milion dollarë, për idenë më të mirë për të luftuar ndryshimin e klimës. “Po i dhuroj 100 milionë dollarë për teknologjinë më të mirë për të kapur CO2”, ka thënë Musk në Twitter, ndërsa ne po presim lajme se si po shkon kjo iniciativë e cila nëse realizohet, do të ishte në të mirë të ‘shëndetit’ të të gjithë banorëve të planetit tonë.
Roboti “gjarpër” në shërbim të industrisë së naftës – “Eelume”, është një robot në formë të gjarprit, me gjatësi 6 metra dhe i dizajnuar për thellësinë e ujit. Ky robot mund të qëndrojë në një stacion ankorimi në një thellësi deri në 500 metra për 6 muaj, pa pasur nevojën për të dalë në sipërfaqe. Industria e naftës dhe gazit në det ka një infrastrukturë të madhe dhe shumë të kushtueshme për t’u mirëmbajtur, por me zhvillimin teknologjik po i vjen ndihma edhe këtij sektori, që të realizohen punë me kosto shumë më të vogël.
YouTube marrëveshje me mjekët amerikan për publikime të sakta rreth Covid19 – YouTube ka njoftuar se do të punojë me mjekët dhe institucionet shëndetësore amerikane, për të publikuar vetëm informacione të sakta në lidhje me virusin korona. Si pjesë e angazhimit të saj për informacion të saktë shëndetësor, kompania do të punojë me një numër organizatash që raportimet mbi koronavirusin të jenë të drejta dhe në kohë reale.
iOS 15 ka lajme të këqija për disa përdorues të iPhone – Sistemi operativ i ardhshëm i Apple, iOS 15, që do të prezantohet në qershorin e këtij viti, ka sjellë lajm aspak të mirë sepse ky sistem nuk do të funksionojë në disa modele të vjetra iPhone. Sipas një raporti të fundit sistemi iOS 15 do të funksionojë duke filluar nga iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe natyrisht në modelet e fundit.