Nga data 8 deri më 16 gusht, në Memphis të Tennessee-t organizohet Elvis Week (Java e Elvisit), kushtuar një prej ikonave më të mëdha të muzikës botërore, Elvis Presley-t. Fansat nga e gjithë bota mblidhen në Graceland për të festuar muzikën dhe trashëgiminë e artistit që ndryshoi përgjithmonë historinë e Rock’n’Roll-it.
Elvis lindi në vitin 1935, në Tupelo, Mississippi dhe mori kitarën e parë në moshën 11-vjeçare. Para famës, ai punoi edhe si shofer kamioni. Në vitin 1954, me këngën “That’s All Right”, nisi rrugëtimi që shumë shpejt do ta kthente në një fenomen botëror. Në vetëm pak vite, Elvis u shndërrua në “The King”, duke pushtuar skenat, ekranet dhe zemrat e miliona njerëzve.
Një nga momentet më të veçanta të Elvis Week është Candlelight Vigil, më 15 gusht, kur fansat ndezin qirinj në Graceland për të nderuar kujtimin e tij. Elvis u nda nga jeta në vitin 1977, në moshën vetëm 42-vjeçare.
Por, edhe në ditët e sotme, 49 vite më vonë, zëri i tij vazhdon të dëgjohet në mbarë botën. Sepse Elvis Presley nuk ishte thjesht një këngëtar. Ai ishte një epokë. Dhe epokat e vërteta nuk vdesin kurrë.







