Në dekadat e fundit, inteligjenca artificiale (IA) ka kaluar nga një koncept i së ardhmes apo futuristik, në një realitet konkret. Ajo është integruar në sisteme që ndihmojnë mjekët në diagnostikim, ndihmojnë shkollat në personalizimin e mësimdhënies dhe ndihmojnë gazetarinë në analizën e të dhënave në kohë reale.
Çdo 16 korrik, bota shënon ‘Ditën e Vlerësimit të Inteligjencës Artificiale’. Kjo ditë nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë, por edhe me ndikimin që ajo ka në jetën tonë të përditshme, nga mënyra si punojmë, mësojmë, komunikojmë apo marrim vendime. Edhe pse Kosova është ende në hapat e parë të zhvillimit të IA-së, ka shenja pozitive, pasi të reja teknologjike, qendra inovacioni dhe projekte akademike po e përfshijnë gjithnjë e më shumë IA-në në fusha të ndryshme.
Inteligjenca artificiale nuk është për të na zëvendësuar, por për të na fuqizuar.
Të festojmë progresin, por edhe të kujtojmë përgjegjësinë tonë për ta udhëhequr atë në drejtimin e duhur, në të mirë të njerëzimit.







