Sot (15.01.23), shënohet ‘Dita Botërore e Borës’, e cila ka për qëllim që të inkurajojë familjet që të krijojnë kujtime të qëndrueshme me fëmijët e tyre si dhe tu ofrojë fëmijëve përvoja me sporte të ndryshme dimërore. Kjo ditë shënohet çdo vit, në të dielën e tretë të muajit janar, e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit.
Përveç të mirave që sjell në rezervat e ujit, bora është një absorbues natyror i zërit. Kur bie, një shtresë bore e freskët vepron si një tampon që thithur valët e zërit dhe krijon një ambient shumë më të qetë.
Meqë malet tona janë të mbushura me borë, këtë ditë mund ta festoni me të gjitha llojet e argëtimeve sportive dimërore, si p.sh. me ski, snowboard apo rrëshqitje me sajë.