Shërbimi në vijën e parë të ndihmës shpesh shoqërohet me rreziqe të mëdha dhe pasoja fatale. Prandaj, humanistët meritojnë mirënjohje dhe mbështetje për përkushtimin e tyre në shpëtimin e jetëve dhe ndihmën ndaj miliarda njerëzve anembanë botës.
Çdo vit, më 19 tetor, shënohet “Dita Botërore e Veprimit Humanitar”, një ditë që u dedikohet aktivistëve humanitarë që kanë dhënë jetën në përpjekje për të ndihmuar të tjerët në kauza humanitare. Dita e sotme shërben si thirrje për mbështetje publike dhe ndërgjegjësim global për rëndësinë e veprimit humanitar, veçanërisht në rastet kur institucionet dështojnë dhe në skenë dalin organizatat joqeveritare dhe humanitare. Gjithashtu kjo është një ftesë për qytetarët kudo në botë, që të bashkohen me organizata si UNICEF-i, Kryqi i Kuq apo Gjysmë Hënën dhe të bëhen zëra aktivë të humanizmit.
“Dita Botërore e Veprimit Humanitar” nderon ata që kanë humbur jetën duke shpëtuar të tjerët, si dhe gjithë punonjësit, vullnetarët dhe mbështetësit që përballen me sfida ekstreme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.







