Në kuadër të kampanjës #K4musicians, sot e ftuar në studio të Radio KFOR-it, ishte këngëtarja Nita Latifi. Duke treguar për angazhimet e shumta që ka këtë verë, ajo gjithashtu tregoi se ka gati edhe disa projekte muzikore: “Gjatë pandemisë kam punuar ë 8 këngë, pra i kam shkruar vet, ndërsa aktualisht jam duke punuar në dy studio. Do të kem dy bashkëpunime, të cilat është herët me i zbulua, mirëpo një nga ta është një emër i madh apo i njohur i estradës. Ndërsa 7 këngët tjera po mendoj që t’i lansoj pas stinës së verës. Që të gjitha janë këngë personale, prandaj nuk e kam për ngutë t’i përfundoj, mendoj që secila meriton kohën dhe që të ‘gatuhet’ siç duhet.”
Znj. Latifi, tha gjithashtu se po e ndjenë mungesën e festivaleve: “Ka mungesë të festivaleve, sidomos të atyre formateve live, aty ku artisti tregon talentin e tij, pasi që performimi live, krahas shprehjes së talentit të artistit, i jep shpirt vetë këngës dhe ia rritë vlerat asaj.”
Dëgjuesit e Radio KFOR-it, përveç intervistës, sot kanë pasur mundësinë që të shoqërohen edhe me performim live të Nita Latifit, e cila me talentin e saj, ka dhuruar emocione përmes frekuencave 90.2FM dhe online në radiokfor.com.