Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë nisur provat për shfaqjen ‘Bidermani dhe Zjarrvënësit’, një nga veprat më të njohura të dramaturgjisë evropiane, e cila do të vijë për publikun premierë me datën 27 mars, 2026.
Shfaqja po realizohet nën regjinë e Agon Myftarit, ndërsa në role kryesore dhe në ansambël do të paraqiten aktorët: Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Edlir Gashi dhe Lum Veseli.
Dramaturgjia e projektit është në kujdesin e Zoga Çeta Çitakut, ndërsa ekipi kreativ përfshin edhe skenografinë nga Nicola Minssen dhe kostumografen Samka Ferri.
Teatri Kombëtar i Kosovës mbetet një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vend, duke sjellë çdo sezon premiera të reja, repriza të shfaqjeve të suksesshme dhe bashkëpunime me regjisorë e artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.







