Nga data 11 deri më 14 korrik, qyteti i Prizrenit do të jetë nikoqir i edicionit të 9-të, të festivalit “Ngom Fest 2019”. Festivali do të mbahet në kalanë e qytetit të Prizrenit ku do të bëjë bashkë artistët vendor dhe të huaj.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, zëdhënësja për media e festivalit ‘Ngom’, Ulpiana Emra tregoi se këtë vit artistët do të kenë mundësi që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre përmes debateve:
“Në kuadër të këtij festivali edhe ketë vit sikur edicionin e kaluar do ta zhvillojmë edhe një debat ku do të marrin pjesë dy artistë, Jehonë nga Kosova si dhe DJ i njohur nga Holanda VNTM. Qëllimi i këtij debati eshte shkëmbimi i eksperiencave të artistëve. Ky debat do të perkrahet nga Ambasada Holandeze dhe do të mbahet në Kino Lumbardhi me datën 13.07.2019, nga ora 19:00.”
Natën e parë festivali ‘Ngom Fest’, fillon me zhanrin e Hip hop-it, që do të prezantohet nga labeli P.I.N.T, duke vazhduar me natën e dytë, e cila i është rezervuar zhanrit rock ku do të performojnë bendet si: Jericho dhe Ofchestra si dhe bendet e huaja si Ignore the Elephant dhe Exos. Nata e tretë, njëherit edhe nata e fundit e festivalit, do të do të përmbyllet me muzikë elektro, ku do të performoj DJ James Zabiela.