Baleti Kombëtar i Kosovës , sot (17 shkurt), nga ora 18:00, jep shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit”, me koreografi të Mehmet Balkan. Për të ditur më shumë rreth shfaqjes, Radio KFOR-i kontaktoi ushtruesin e detyrës së drejtorit të Baletit, balerinin, Kreshnik Musolli: “Shfaqja “Ngjyrat e vallëzimit”, trajton lidhjet e njerëzve mes femrës dhe mashkullit, ku hyjnë dashuria, tradhtia, komunikimet e tyre në jetën sociale, në jetën e përditshme, por gjithashtu e ka pikëvështrim rininë.”
Rivënia në skenë e shfaqjes “Ngjyrat e vallëzimit”, bëhet nga Lale Balkan, asistentë janë Jeta Musolli dhe Sinan Kajtazi, muzika që ofrohet në shfaqje është nga W. A. Mozart dhe Erim Ardal. Kostumet dhe skenografia nga Tayfun Çebi, kurse projektor është Ahmet Esen.