Viti 2022 do të njihet si një prej viteve më të ngarkuara si në fushën e kulturës ashtu edhe në atë të sportit, pastaj për festivale dhe gara sportive të cilat kanë qenë pjesë e lajmeve pothuajse çdo javë përgjatë vitit që po e lëmë pas.
Pas një pritjeje katërvjeçare, Kupa e Botës na dhuroi emocione pa fund. Në ngjarjen më të shikuar në botë, Argjentina mposhti Francën në finale, për tu shpallur kampion bote. Çmimi për lojtarin e turneut, shkoi për Lionel Messin, ndërsa ‘Këpuca e Artë’, për golashënuesin më të mirë i’u dha Kylian Mbappé-s, me tetë gola të shënuar në këtë turne.
Lojërat Olimpike Dimërore 2022, u mbajtën në Pekin të Kinës nga data 4 deri më 20 shkurt, 2022. Kjo shënoi herën e parë që një qytet pret lojërat olimpike verore ashtu edhe dimërore. Në këtë edicion Haiti dhe Arabia Saudite bënë debutimin e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa vëmendjen kryesore morën sportistët norvegjez, pasi që ky vend u stolis me më së shumti medalje ari (16).
SuperBowl-i i 2022-tës ishte edhe edicioni i 56-të me radhë, në futbollin amerikan. Ndeshja u zhvillua midis Los Angeles Rams dhe Cincinnati Bengals, ku Rams fituan 23 – 20. Ky edicion ishte i veçantë edhe për performancën e paharrueshme të ikonave të muzikës, në Halftime Show, ku performuan Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar.
The Open 2022, zyrtarisht Kampionati i 150-të i The Open, ishte një turne golfi i luajtur me datat 14–17 korrik, në kursin e vjetër në St Andrews, Skoci. Kampionati u fitua nga Cameron Smith me një rezultat prej 268, 20 nën nivel, një goditje përpara Cameron Young.