Duke ditur se rreth 11 % e fëmijëve, të moshës nga 5 deri 17 vjeç, apo rreth 168 milionë fëmijë punojnë në gjithë botën, “Organizata Ndërkombëtare e Punës” (ILO), në vitin 2002, e shpalli 12 qershorin “Ditë Botërore Kundër Punës së Fëmijëve”.
Nën temën “Mbrojtja Sociale Universale për t’i dhënë fund punës së fëmijëve”, ILO së bashku me partnerët e saj, bëjnë thirrje për rritjen e investimeve në sistemet dhe skemat e mbrojtjes sociale, për të krijuar baza solide të mbrojtjes sociale dhe për të mbrojtur fëmijët nga puna e hershme.
Mbrojtja sociale është njëkohësisht një e drejtë e njeriut dhe një mjet i fuqishëm politikash për të parandaluar familjet që të përdorin punën e fëmijëve, në kohë krize.