Me ardhjen e pranverës, shumë lexues kërkojnë libra të rinj që sjellin frymëzim, emocion dhe histori që të mbetet gjatë në mendje. Stina e luleve është momenti ideal për të filluar një roman të ri, për të zbuluar autorë të njohur ose për të lexuar tituj që po dominojnë listat e bestsellerëve në mbarë botën.
Një nga titujt më të përfolur është romani ‘It Starts with Us’ nga autorja e njohur e romaneve romantike Colleen Hoover. Ky libër vazhdon historinë e personazheve që lexuesit i njohën në romanin shumë të suksesshëm ‘It Ends with Us’, duke sjellë një histori prekëse për dashurinë, shpresën dhe fillimet e reja.
Në listat e bestsellerëve vazhdon të dominojë edhe romani emocionues ‘Tomorrow, and Tomorrow, and Tomorrow’ nga Gabrielle Zevin. Libri trajton miqësinë, krijimtarinë dhe botën e industrisë së video-lojërave, duke ndërthurur dramën personale me suksesin profesional.
Një tjetër titull shumë i lexuar është ‘Lessons in Chemistry’ nga Bonnie Garmus. Historia ndjek jetën e një shkencëtareje të talentuar në vitet e 60-ta, e cila sfidon paragjykimet e kohës dhe bëhet një figurë inspirimi për gratë që të ndjekin ëndrrat e tyre. Për ata që preferojnë romane historike, një zgjedhje e shkëlqyer është edhe ‘The Seven Husbands of Evelyn Hugo’ nga Taylor Jenkins Reid. Libri rrëfen jetën plot mister të një ylli të Hollywood-it dhe sekretet që ka mbajtur për dekada.
Ndërkohë, fansat e romaneve romantike dhe emocionale mund të zgjedhin edhe ‘Love, theoretically’ nga Ali Hazelwood, një histori moderne që kombinon dashurinë me botën akademike dhe humorin inteligjent.







