Shtëpia e Ankandeve Kosova, nesër, 22 shkurt, duke filluar nga ora 11:00 do të organizojë ankëndin e radhës me vetura dhe artikuj të tjerë. Radio KFOR-i ka kontaktuar Zyrtaren Administrative në Shtëpinë e Ankandëve të Kosovës, Arzihe Thaqi, e cila ka treguar se çka do të ofrohet në këtë ankand dhe kush mund të marrë pjesë: “Të gjithë klientët mund të vijnë dhe të ofertojnë për vetura apo artikuj të tjerë, varësisht se për çka janë të interesuar. Ne kemi publikuar disa vetura, të cilat do të dalin në shitje nesër në ankand. Artikujt janë të ndryshëm, ka edhe tavolina, printera, shtëpiza e orendi të ndryshme. Ankandi është i hapur për çdo individ apo kompani. Interesimi është jashtëzakonisht i madh, sidomos kur ka artikuj të ambasadave. Artikujt mund t’i sjellin individët, kompanitë apo OJQ-të.”
Znj. Thaqi gjithashtu bëri të ditur se këto lloje të ankandeve janë të rregullta dhe organizohen çdo dy javë.