‘Java Globale e Sigurisë Rrugore’ e vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvillohet në muajin maj dhe datat e shënimit të kësaj jave, shpallen nga OKB-ja e cila mandaton Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për shënimin e saj. Këtë vit ‘Java e Sigurisë Rrugore’, organizohet nga data 10 deri më 14 maj.
Kjo ngjarje për herë të parë u shënua në vitin 2007, meqë çdo vit, rreth 1.3 milionë njerëz vdesin në rrugët e botës dhe çdo vit, rreth 20 deri në 50 milionë njerëz lëndohen në aksidente rrugore.
Aksidentet në trafikun rrugor, lëndimet dhe vdekjet, jo vetëm që kanë një ndikim të tmerrshëm tek individët, por gjithashtu kanë një ndikim në komunitetet dhe burimet njerëzore, shëndetësore dhe financiare të vendit. Aksidentet e trafikut jo vetëm që mund të shkaktojë pikëllim dhe vuajtje, por gjithashtu mund të shkatërrojë pasurinë e një vendi me kostot masive që lidhen me sistemet e kujdesit shëndetësor dhe humbjen e produktivitetit dhe prosperitetit, me pasoja ekonomike dhe sociale.