Nga 1-shi deri te 10-shi, sa të shijshme i vlerësoni Waffles?! Duke e njohur pëlqimin e shijes së tyre nëpër botë dhe duke qenë zgjedhja e miliona njerëzve, kur është fjala për një shije të pa rezistueshme, data e sotme, 25 marsi, i është ndarë shënimit të “Ditës së Waffle”, e cila ka nisur nga vendet skandinave. Duke qenë se waffles, janë një fenomen kaq popullor në të gjithë botën, dita e tyre meriton që të kremtohet, duke i konsumuar me përbërës të ndryshëm.
Ju që jeni adhurues i madh i waffles-ave, a e keni ditur që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një minutë shiten 145 waffle!? Mirëpo, jo veç Amerika është një “fabrikë” e waffles-save. Nëse ju bie rruga për në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel, dijeni që jeni në një nga qytetet që njihet si prodhuesi kryesor i waffles, në Evropë.