Sot (01.02.19) Dimak Kosovo, do të zhvilloj një Trajnim Përgatitor për Punësim dhe Shkollim me të dhëna më të detajuara, duke përfshirë CV-në, letrën motivuese dhe teknikat e intervistimit.
Siç njoftojnë organizatorët, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij trajnimi, regjistrimin e kanë të obligueshëm.
Atë mund ta bëjnë duke i shkruar “Dimak Kosovo” në faqen e tyre zyrtare në facebook, apo duke kontaktuar në numrin 038 223 344.
Vlen theksuar se trajnimi respektiv është pa pagesë dhe fillon sot në orën 13:30.