Dita e parë e këtij vikendi që po na vjen apo dita e shtunë, do të nis me një festival shumë të veçantë në Prishtinë. Nëse e keni pasion artin dhe dëshironi të keni një eksperiencë unike që ka të bëjë me artin dhe kreativitetin në hapësira publike, vendi ideal për të zhvilluar këtë pasion dhe shijuar këtë eksperiencë është Festivali “HAPU”, që do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga data 28 deri më 31 gusht, 2024.
Festivali “Hapu”, që sivjet organizon edicionin e 10-të në Teatrin Oda, mirëpret të rinj e të moshuar, entuziaste dhe entuziast, që të bëhen pjesë e këtij eventi.
Mosha minimale është 16 vjeç. Seleksionimi bëhet bazuar në nevojat dhe mundësitë e Festivalit.







