“GAIA Kosovo” një organizatë e cila i dedikohet kulturës e paqes, drejtësisë sociale, zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektimit të mjedisit në bashkëpunim me organizatën “7 Arte” e cila mbështetë artistët kosovarë si dhe zhvillon e promovon një kulturë të përbashkët evropiane, sot dhe nesër (25 dhe 26 prill), nga ora 15:00, në kopshtin e terasës së bibliotekës publike në Mitrovicë, do të vazhdojnë me ndërtimin e shtretërve për bimë dhe mbjellje të fidaneve të reja. Dashamirët e kopshtarisë, sot do të kenë mundësi të mësojnë se si t’i trajtojnë barishtet pa herbicide të dëmshme si dhe të diskutojnë se pse kjo metodë është e rëndësishme për mirëqenien e bletëve.
Kurse nesër (26 prill), do të ndërtohet një kompost dhe do të mësohet se si humusi i tij mund të përdoret si pleh natyral për kopshtet e juaja.