Me moton “Be active” ka nisur dje (23.09.18) Java Evropiane e Sportit, e cila po realizohet për herë të parë në Kosovë. Ky aktivitet bën thirrje për veprim në mënyrë që evropianët ti vëjë në lëvizje.
Për më shumë hollësi rreth këtyre aktiviteteve sportive, ne intervistuam këshilltarin e Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daut Thaçin:
“Në ‘Javën Evropiane e Sportit’, do të përfshihen disa prej federatave dhe komiteteve sportive, siç është Komiteti Olimpik, Para Olimpik, Federata e Çiklizmit, Federate e Sporteve Universitare dhe ajo e Sportit Shkollor”, tha për Radio KFOR-in, zëvendës ministri Thaçi.
Java Evropiane e Sportit ka për synim promovimin e sportit dhe aktivitetin fizik nëpër tërë Evropën dhe organizohet nën Patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinise dhe Sportit.