– Më 22 dhjetor, të vitit 2012, kitaristi i rock bendit Rolling Stones, Ronnie Wood u martua me të dashurën e tij, Sally Humphreys. Wood në atë kohë ishte 65 vjeç, ndërsa Humphreys 34 vjeçe.
– Në këtë datë, të vitit 1969, John Lennon dhe Yoko Ono u takuan me kryeministrin kanadez, Pierre Trudeau dhe ministrin e shëndetësisë John Munro, për të diskutuar mbi abuzimin e drogës.
– Në po këtë datë, të vitit 1969, kanë lindur në Douglas, binjakët Maurice dhe Robin Gibb, të cilët u rritën në Mançester, të Anglisë. Binjakët u bashkuan me vëllain e tyre të madh, Barry për të formuar grupin e njohur botërisht, Bee Gees.