– Në këtë datë, të vitit 2003, hapi dyert për publikun Muzeu i Shtëpisë së Louis Armstrong. Me lokacion në lagjen Corona të Queens, të Nju Jork-ut, shtëpia ishte rezidencë e këngëtarit të ndjerë, për një kohë të gjatë.
– Me 15 tetor, të vitit 1988, cover-i i “Red Red Wine”, i interpretuar me fillim nga Neil Diamond, e më pas e ripërpunuar dhe e publikuar nga grupi UB40, arriti që të pozicionohet në vendin e parë, në Billboard Hot 100, katër vjet pas publikimit të saj fillestar.
– Në këtë datë, të vitit 1998, Puff Daddy realizon koncertin e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar, në hapjen zyrtare të Dance Klubit të natës ‘Sound Republic’, në Leicester Square.