– Më 1 tetor, të vitit 2007, biletat për koncertin e ribashkimit të grupit Spice Girls, arritën që të shiten në kohë rekord prej 38 sekondash, menjëherë pas paralajmërimit zyrtar. Më shumë se një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, u regjistruan për të parë këtë koncert, i cili më pas u mbajt me 15 dhjetor, të vitit 2007, në O2 Arena. Biletat kushtonin mes 55 dhe 75 funtesh.
– Më 1 tetor, të vitit 1977, këngëtari Elton John, u bë muzikanti i parë që u nderua në ‘Madison Square Hall of Fame’, të Nju Jorkut.
– Në po këtë datë, të vitit 1956, për shkak se publiku dhanë reagim negativ ndaj vdekjes së Elvis Presley-t, në fund të filmit ‘Love Me Tender’, artisti Elvis, u thirr për të ri-xhiruar skenën e njëjtë të filmit në fjalë, mirëpo aty, në skenën e re, ai mbijetoi.