– Me 28 gusht, të vitit 1988, këngëtarja Kylie Minogue, vendosi një rekord të ri të shitjeve të albumeve në Angli, me publikimin e albumit të saj debutues ‘Kylie’, duke u bërë albumi më i shitur nga një këngëtare grua, me shitje me mbi dy milion kopje.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja kanadeze, Shania Twain, e lindur në vitin 1965. Albumi i saj i vitit 1997, me titull ‘Come On Over’, arriti shitje me mbi 40 milion kopje.
Këngëtarja ka fituar pesë çmime ‘Grammy’ dhe njihet si këngëtarja që ka shitur më së shumti albume në botë, në zhanrin ‘country’, me mbi 100 milion albume të shitura në gjithë botën.
– Në këtë datë, të vitit 2003, Britney Spears dhe Madonna shkëmbyen një puthje në buzë gjatë performancës së tyre Live, në ndarjen e çmimeve ‘MTV Video Music Awards’, duke u kthyer në sensacion botëror.