– Më 11 mars, të vitit 1967, producenti Dick James, kishte njoftuar se ishin inçizuar 446 versione të ndryshme të këngës “Yesterday”, e interpretuar nga bendi The Beatles.
– Në këtë datë, të vitit 1968, kënga “Sittin on the dock of the bay’ e këngëtarit Otis Redding, u radhit në vendin e parë në top listat muzikore në SHBA, tre muaj pasi këngëtari vdiq në një aksident me aeroplan. Kjo këngë ishte incizuar vetëm pak ditë para se ai të vdiste dhe kështu ai u bë këngëtari i parë që kryesonte top listat muzikore, pas vdekjes.
– Në po këtë datë, të vitit 1991, rock bendi Pearl Jam, filluan incizimin e albumit të tyre debutues “Ten”, në Londër.
– Më 11 mars, 1994, grupi amerikan The Supremes, u bënë me yll në bulevardin e famshëm “Walk of Fame”, në Hollywood.
– Në këtë datë, të vitit 2008, binjakët e çiftit Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, Maximilian David dhe Emme Maribel, bënë paraqitjen e tyre të parë publike për revistën “People”. Fotografia ekskluzive e tyre ishte shitur për 6 milionë dollar, duke u shndërruar në fotografinë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë.