– Më 7 mars, të vitit 1962, rock bendi britanik The Beatles, incizuan paraqitjen e tyre të parë në radio, për programin “Teenager’s Turn – Here we go”, në kanalin televiziv BBC.
– Në këtë datë, të vitit 1975, artisti David Bowie, publikoi albumin e tij të nëntë me radhë të incizuar në studio, të cilin e emërtoi “Young Americans”. Me këtë album, Bowie shfaqi interesimin e tij edhe për zhanrin muzikor R&B. Me këngën e titulluar “Fame”, ai u radhit i pari në top listën muzikore në SHBA ‘US Hit Single’.
– Më 7 mars, të vitit 1987, grupi i muzikës Hip Hop, The Beastie Boys, u bënë të parët që arritën pozitën numër 1, në top listat muzikore në SHBA, me albumin e tyre të titulluar “Licensed to Ill”. Ky album vazhdon të mbajë rekordin e një prej albumeve më të shitura nga kompania “Columbia Records”.