– Me 7 shtator, të vitit 1996, reperi i famshëm Tupac Shakur, u qëllua pesë herë me armë në Las Vegas. Pas plagëve të marra, këngëtari ndërroi jetë pas gjashtë ditësh, në moshën 25 vjeçare. Albumi i tij i publikuar pas vdekjes së tij ‘The Don Killuminati: The 7 Day Theory’, u shit në mbi 600 mijë kopje vetëm në javën e parë të publikimit. Tekstet nga ky album studiohen nga studentë të universiteteve prestigjioze, siç janë universiteti Harvard dhe Berkeley.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja amerikane Gloria Gaynor, e lindur në vitin 1947, në New Jersey. Ajo triumfoi në muzikë në vitet e 70-ta dhe njihet për hitin e saj ‘I Will Survive’.
– Në këtë datë, të vitit 2018, Lenny Kravitz lansoi albumin e tij të 11-të me radhë të inçizuar në studio, të cilin e titulloi ‘Raise Vibration’.