– Me 16 korrik, të vitit 2001, album ‘Devil Without A Cause’, nga Kid Rock, çertifikohet me vlerësimin ‘Diamond’, duke u shitur në mbi 10 milion kopje vetëm në Amerikë.
– Në këtë datë të vitit 2000, grupi Coldplay, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Angli, me albumin e tyre debutues ‘Parachutes’. Ky album solli edhe disa nga hitet e grupit siç janë: ‘Shiver’, ‘Yellow’, ‘Trouble’ dhe ‘Don’t Panic’. Për këtë album Coldplay, fituan çmimin ‘Grammy’, për ‘albumin më të mirë të zhanrit muzikor alternativ’, në vitin 2002.
– Në këtë datë të vitit 2012, kënga e famshme e grupit Queen, e titulluar ‘Bohemian Rhapsody’, ishte votuar si ‘kënga më e mirë’, në Angli.