– Në datën e sotme, 21 Qershor, feston ditëlindjen këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, e cila këtë vit feston ditëlindjen e 35-të. Emri i saj i vërtetë është, Elizabeth Woolridge Grante. Në vitin 2011 një video muzikore e singlit të saj debutues ‘Video Games’, u bë një hit botërorë në ‘YouTube’ dhe arriti mbi 20 milion shikime. Albumi i saj i tretë i incizuar në studio, ‘Ultraviolence’, i realizuar në vitin 2014, u bë albumi i saj i parë që arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira në Shtetet e Bashkuara. Lana ka fituar dy çmime ‘Brit Awards’, për ‘Këngëtaren më të Mirë Ndërkombëtare’.
– Në po këtë datë, të vitit 2011, pop rock bende amerikan, Maroon 5, publikoi këngën ‘Moves Like Jagger’. Teksti i kësaj këngë i referohej aftësisë së një mashkulli për të bërë për vete një femër me lëvizjet e tij të vallëzimit, të cilat i krahason me ato të Mick Jagger. ‘Moves Like Jagger ’, ishte nominuar për çmimin ‘Grammy’, për Performancën më të mirë Pop.