– Me datën 8 maj të vitit 1970, bendi The Beatles, lansuan albumin e tyre ‘Let it be’, në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë të vitit 1976, grupi ABBA, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me singling e tyre ‘Fernando’, që ishte edhe kënga e tyre më e shitur me mbi 10 milion shitje në gjithë botën.
– Me 8 maj të vitit 1993, grupi ‘The Backstreet Boys’ performuan për herë të parë në Orlando të Amerikës.
– Me 8 maj të vitit 2005, këngëtari Bruce Springsteen, kryesonte toplistat e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tij të 13-të me radhë, të titulluar ‘Devils and Dust’.