– Pikërisht në këtë datë të vitit 1998, Madonna ishte për herën e gjashtë në toplistën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar me albumin e saj të shtatë në studio ‘Ray Of Light’. Deri në këtë vit, asnjë artiste tjetër femër nuk kishte arritur të kishte më shumë se tre albume në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
– Me 15 Mars të vitit 1988 Mick Jagger filloi turneun e tij të parë solo, në Japoni dhe koncertin e tij të parë të plotë që nga viti 1982. Koncerti përfshiu këngët të cilat nuk u interpretuan nga The Rolling Stones për një kohë të gjatë, duke përfshirë, ‘Ruby Tuesday’ ‘Sympathy For The Devil’ si dhe këngën ‘Foxy Lady ’.