– Sot me 10 mars feston ditëlindjen këngëtarja e famshme skoceze, Emeli Sande, e cila ka lindur në vitin1987. Ajo u bë e famshme me hitet: “Read All About It” dhe “Next to me”. Në vitin 2013, në Brit Awards ajo fitoi dy çmime: Artistja më e mirë britaneze dhe çmimin për albumin më të mirë të vitit.
– Në këtë ditë të vitit 2005, Michael Jackson u shfaq në gjykatë me një orë vonesë, i sëmurë dhe i veshur me pizhama. Atij i rëndoheshin akuzat për abuzim me fëmijë.
– Më 10 mars të vitit 2009, biletat për koncertin e vetëm të Paul McCartney në Las Vegas u shitën për shtatë sekonda. Një biletë kushtonte 750 dollarë.
– Në këtë ditë të vitit 2010, Pink Floyd fitoi një betejë gjyqësore me EMI, e cila e pengonte kompaninë e incizimeve që t’i shiste albumet e grupit.