15 shkurti i vitit 2015, padyshim ishte dita e këngëtarëve Mark Ronson dhe Bruno Mars, të cilët arritën 1 milion shitje të këngës ‘Uptown Funk’, vetëm 10 javë pasi ishte publikuar. Këngë ishte kolona zanore e filmit ‘Fifty Shades of Gray’ dhe u bë kënga me e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë datë të vitit 2016, në ceremnoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, Taylor Swift derisa mori çmimin për albumin më të mire, tha se njerëzit gjatë rrugës do të përpiqen të zvogëlojnë suksesin tuaj ose të marrin merita për famën tuaj, duke treguar më vonë që fjalimi ishte për reperin Kanye West, i cili e kishte sulmuar këngëtaren në këngën e tij ‘Famous’.