– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ora ka lindur me 26 nëntor, të vitit 1990, në Prishtinë. Albumi i saj i parë i titulluar ‘Ora’, u publikua në vitin 2012 dhe debutoi në pozitën e parë të albumeve më të mira, në Angli.
– Në po këtë datë, të vitit 2021, Adele renditej në vendin e parë të klasifikimit muzikor në Mbretërinë e Bashkuar me studio albumin e saj të katërt, të titulluar ’30’. Albumi në fjalë u nominua për gjashtë çmime Grammy, përfshirë ‘Albumin e Vitit’ dhe fitoi çmimin ‘Albumi Britanik i Vitit’ në ‘Brit Awards 2022’.
– Me 26 nëntor, të vitit 1994, grupi Boyz II Men, qëndruan për 14-të javë rresht në pozitën e parë të top listës muzikore Billboard, me këngën “I’ll Make Love To You”. Ky triumf i theu të gjitha rekordet e kohës, duke barazuar atëbotë rekordin historik për qëndrimin më të gjatë në krye të top listave, krah për krah me super hitin “I Will Always Love You”, të Whitney Houston.







