– Më 26 shtator të vitit 1987, Michael Jackson qëndroi për gjashtë javë në pozitën e parë të listës së albumeve më të mira Billboard, me albumin e tij të titulluar ‘Bad’. Albumi u publikua pesë vjet pasi ai kishte publikuar edhe albumin e tij ‘Thriller’. ‘Bad’ është një nga albumet më të shitura në botë, me mbi 40 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Pesë këngë nga ky album, po ashtu, u renditën në pozitat e para të top-listave muzikore në SHBA, Angli dhe Evropë.
– Më 26 shtator të vitit 1974, John Lennon publikoi albumin e titulluar “Walls and Bridges”.
– Më 26 shtator të vitit 1981, ka lindur këngëtarja amerikane Christina Milian, në New Jersey. Ajo ishte në pozitat e para të top-listave amerikane në vitin 2002, me këngën ‘AM to PM’. Po ashtu, kënga e saj e publikuar në vitin 2004, ‘Dip It Low’, ishte një nga këngët më të dëgjuara të atij viti. Emri i saj i vërtetë është Christine Flores.







