– Më 17 shtator të vitit 2011, këngëtarja britanike Adele arriti në pozitën e parë të top-listave në Amerikë, me këngën ‘Someone Like You’. Kjo këngë u bë një hit botëror, duke u renditur në pozitën e parë të top-listave muzikore në SHBA, por edhe në Australi, Finlandë, Francë, Itali, Poloni e shumë vende të tjera të botës.
– Më 17 shtator të vitit 1978, bendi Queen filmuan videoklipin për njërën nga këngët e tyre shumë të suksesshme “Bicycle Race”.
– Më 17 shtator të vitit 1991, rok bendi alternativ Hole, i formuar nga këngëtarja Courtney Love, publikuan albumin debutues, të titulluar ‘Pretty on the Inside’.
– Më 17 shtator të vitit 1999, nëna e reperit Eminem, Debbie Mathers-Briggs, ngriti një aktakuzë ndaj djalit të saj, duke e akuzuar për portretizimin e saj negativ në këngët e tij dhe në intervista të shumta.







