– Më 20 korrik, të vitit 2011, fotografi të papublikuara më parë nga koncerti i parë i grupit The Beatles në Shtetet e Bashkuara, të mbajtur në Uashington, u shitën në Nju Jork për më shumë se 360 mijë dollarë. Koncerti ishte zhvilluar më 11 shkurt 1964, vetëm dy ditë pas paraqitjes së tyre të parë në emisionin The Ed Sullivan Show.
– Me 20 korrik, të vitit 1996, këngëtari Gary Barlow shënoi këngën e tij të parë në krye të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me singlin ‘Forever Love’, e shkëputur nga albumi i tij debutues ‘Open Road’. Barlow u bë anëtari i parë i bendit Take That, që kryesoi listat me një solo këngë.
– Më 20 korrik, të vitit 1963, dyshja amerikane Jan & Dean, filluan një garë dy javore për vendin e parë, në Billboard, me këngën ‘Surf City’.
– Më 20 korrik, të vitit 1968, rock bendi Cream, filluan një garë katër javore, në vendin e parë në tabelën e albumeve amerikane Billboard, me albumin e titulluar ‘Wheels Of Fire’. Albumi i dyfishtë i cili përbëhej edhe nga interpretime live, arriti të renditet vetëm në vendin e tretë, në Mbretërinë e Bashkuar.







