– Me 30 maj, të vitit 1974, ka lindur këngëtari dhe producenti amerikan CeeLo Green (Thomas Callaway) i njohur edhe si anëtari i duos, Gnarls Barkley, të cilët në vitin 2006, sollën super hitin e titulluar ‘Crazy’, këngë kjo e cila në atë kohë kryesoi top listat muzikore amerikane dhe britanike.
– Në po këtë datë, të viti 1973, këngëtari, kantautori, kitaristi dhe njëherit producent i filmave, George Harrison, publikoi albumin e tij të dytë ‘Living In The Material World’, i cili kryesoi top listën amerikane Billboard. Pjesë e këtij albumi është edhe kënga ‘Give Me Love (Give Me Peace On Earth)’, e cila gjithashtu zuri vendin e parë në Billboard.
– Në po këtë datë, të vitit 1964, bendi The Beatles, arritën në pozitën e parë në Amerikë, me këngën ‘Love Me Do’. Kjo këngë u shkrua nga John Lennon dhe Paul McCartney, kur ata ishin adoleshent.







