– Më 26 maj, të vitit 1964, në New York ka lindur këngëtari dhe producenti, Lenny Kravitz. Albumi i cili i hapi dyert e suksesit në industrinë e muzikës këngëtarit Kravitz, ishte ai me titullin ‘Let Love Rule’, i realizuar në vitin 1989.
– Në po këtë datë, të vitit 1994, këngëtari Michael Jackson u martua me vajzën e Elvis Presley’t, Lisa Marie Presley, në një ceremoni sekrete në Republikën Dominikane. Çifti u ndanë pas 20 muajsh.
– Në po këtë datë, të vitit 1990, për herë të parë në historinë e top listave amerikane, artistet femra zënë të pesë vendet e para në Billboard Hot 100. Kënga ‘Vogue’ e Madonna’s kryesoi top listën, duke u ndjekur nga Heart, Sinéad O’Connor, Wilson Phillips dhe Janet Jackson. Ky moment shënoi një arritje historike për gratë në industrinë e muzikës pop.







