– Me 17 maj, të vitit 2012, pas një beteje me kancerin në mushkëri, ndërroi jetë artistja Donna Summer, e njohur ndryshe edhe si ‘Queen of Disco’. Midis viteve 1976 dhe 1984, ajo ishte pesë herë fituese e çmimeve Grammy. Summer njihet si këngëtarja e cila çdo vit kishte nga një këngë hit, në Billboard Top 40, duke përfshirë edhe katër këngë që u klasifikuan në pozitën e parë në Billboard Hot 100.
– Në po këtë datë të vitit 1975, këngëtari Elton John, u certifikua me çmimin platinium, për shitjet që kaluan mbi 1 milion kopje të albumit të tij, të titulluar ‘Captain Fantastic and The Brown Dirt Cowboy’.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, albumi ‘Hard Candy’, i këngëtares Madonna u rendit i pari në rangimin amerikan, duke u bërë albumi i shtatë i këngëtares, që po arrinte këtë sukses.







