– Me 27 prill, të vitit 1988 ka lindur reperja dhe kantautorja amerikane, Lizzo. Kënga e saj e vitit 2017 “Truth Hurts” u bë një hit viral dhe në shtator të vitit 2019, arriti vendin e parë në top listën Billboard Hot 100, plot dy vite pas publikimit të saj.
– Në këtë datë, të vitit 1968, Simon & Garfunkel publikuan këngën “Mrs. Robinson”.
– Me 27 prill, të vitit 2016, Beyoncé mbajti solo turneun në Amerikë, për të promovuar këngët e albumit të saj të gjashtë me radhë ‘Lemonade’, që na solli hite të shumta.
– Me 27 prill, të vitit 2003, këngëtarja Madonna, radhitej në pozitën e parë në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin ‘American Life’, që ishte edhe albumi i saj i 8-të me radhë, i incizuar në studio.







