– Më 21 prill të vitit 1990, Paul McCartney vendosi një rekord të ri botëror kur koncerti i tij në Maracana Stadium në Rio de Janeiro mblodhi rreth 184.000 spektatorë. Në atë kohë, ky ishte publiku më i madh ndonjëherë në një koncert rock.
– Në vitin 2016, këngëtarja Adele, u vlerësua si këngëtarja më e pasur në Britani të Madhe nga ‘Sunday Times Rich List’.
– Në këtë datë, të vitit 1977, The Cure publikuan albumin e tyre të nëntë, të titulluar “Wish”, që përfshin hit këngën “Friday I’m in Love”.
– Me 21 prill, të vitit 2016, në moshën 57 vjeçare, ndërroi jetë këngëtari i famshëm, Prince. Sipas raportit zyrtar të mjekëve, vdekja ishte shkaktuar nga mbi doza e medikamenteve qetësuese. Ai arriti kulmin e famës në vitet e 80-ta me albumet e tij ‘1999’, pastaj ‘Purple Rain’ dhe Sign O’ the Times’.
– Në këtë datë, të vitit 1977, këngëtari Elvis Presley, kishte filluar turneun e tij të fundit në North Carolina, në SHBA.







